Situata me koronavirus në Pejë, rreth 60 raste aktive

23:51 | 03 Korrik 2020

Rreth 60 raste aktive me koronavirus në Pejë, 20 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal.

Sonte në Komunën e Pejës janë paraqitur edhe tetë raste të reja me koronavirus, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë në Rtv Dukagjini se me infektimet e reja rastet aktive kalojnë numrin e të shëruarve në Komunën e Pejës.

“Në mesin e të prekurve sonte kemi edhe një punonjës shëndetësorë. Fatmirësisht numri i personelit mjekësorë nuk e ka kaluar dhjetën”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pos këtyre rasteve të reja sot kanë pasur edhe pesë të shëruar ku njëra nga ta ishte një punëtore e QKMF në Pejë, përcjell Telegrafi.

“Në Komunën e Pejës janë rreth 60 raste aktive, ndërsa 20 prej tyre janë në trajtim në Klinikën Infektive në Spitalin e Pejës, ndërsa ka edhe të tjerë që janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së në Prishtinë”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

Komento: