Situata me koronavirus në vend, 306 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera

19:23 | 14 Korrik 2020

306 pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera.

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.

Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.

Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

Klinika Infektive 96 pacientë

Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

Spitali i Prizrenit 31 pacientë

Spitali i Gjakovës 33 pacientë

Spitali i Pejës 43 pacientë

Spitali i Ferizajt 13 pacientë

Spitali i Gjilanit 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Komento: