Situata me koronaviurs, vjen një lajm i mirë nga Spitali i Pejës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Situata me koronaviurs, vjen një lajm i mirë nga Spitali i Pejës

09:13 | 18 Shtator 2020

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës.

Në Spitalin e Pejës ka rënë numri i personave të infektuar me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petri Loci ka konfirmuar për Telegrafin se numri i pacientëve ka shënuar rënie.

“Ka rënë numri i personave me COVID-19 që po trajtohen në spital, aktualisht janë 18 të shtrirë, 5 prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa tjerët në gjendje stabile. Rënie të numrit kemi edhe në Qendrën Shëndetësore”, tha ai.

Në 24-orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë shëruar edhe dy pacientë nga COVID-19.

Ndryshe, muaji shtator ka shënuar rënie të numrit të personave të infektuar me COVID-19, derisa numri i pacientëve të arritur në 12 mijë e 188, kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 2 mijë e 87.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë për Telegrafin ditë më parë ka thënë se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19.

“Kohët e fundit kemi një situatë më të qetë, në kuptim të asaj që kemi numër më të vogël të infektuarve dhe të hospitalizuarëve në klinikat tona. Ende situata mbetet e rënduar pasi ende kemi pacient në klinikat tona. Kemi mbi 300 pacientë që janë duke i marr shërbimet. Nga ta kemi mbi 20 në gjendje të rënduar dhe kritike”, kishte pohuar ai.

Komento: