Situata me rrymën, KOSTT thirr konferencë për media

10:46 | 24 Dhjetor 2025
Situata me rrymën, KOSTT thirr konferencë për media

Shumë qytetarë të Kosovës edhe në këtë fundvit po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

Për këtë gjendje të krijuar, Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT ka thirrur konferencë për media, duke thënë se aty do të prezantojë gjendjen aktuale të sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe “masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde”.

Pikat kryesore që do të adresohen, sipas KOSTT:

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut

Komento: