Situata me vërshime në Kosovë, Hoti takim viral me kryetarët e Komunave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Situata me vërshime në Kosovë, Hoti takim viral me kryetarët e Komunave

08:42 | 14 Janar 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot diskuton me kryetarët e komunave për gjendjen e krijuar pas vërshimeve.

Në këtë takim virtual do të marrin pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami

“Sot, Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, do të realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. Takimi Virtual do të fillojë në orën 10:00 dhe mund ta ndiqni LIVE nga FB i Kryeministrit Hoti”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha.

Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri etj.

Komento: