Situata mes Ukrainës dhe Rusisë, Këshilli i Sigurimit kërkon mbledhje urgjente

22:00 | 27 Shkurt 2022

Një mbledhje urgjente do të mbahet nga Këshilli i Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një seancë urgjente të Asamble së Përgjithshme.

Mbledhja urgjente prej 193 anëtarësh do të mbahet për të diskutuar lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, transmeton lajmi.net.

Kjo mbledhje është paralajmërua të zhvillohet të hënën, derisa aleatët perëndimorë kanë vendosur një sërë sanksionesh në drejtim të Rusisë.

Kanë kaluar katër ditë që nga momenti kur agresioni rus ka pushtuar Ukrainën.

Civilë të shumtë, e ushtarë ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të shumta nga shteti rus.

Pavarësisht kërkesave të shumta që kjo çështje të zgjidhej me dialog, presidenti rus, Vladimir Putin vazhdoi me idenë e pushtimit të Ukrainës.

Duke shkuar edhe më larg Putin së fundi paralajmëroi edhe mundësinë e funksionalizimit të armëve bërthamore.

Deklarimi i tillë së fundi ka aktivizuar të gjitha shtetet e tjera të cilat edhe kanë vendosur sanksione të shumta ndaj këtij shteti.

Përpos bllokimit të hapësirave ajrore dhe linjave ajrore ruse, shumë shtete poashtu kanë vendosur që të furnizojnë me armë të ndryshme shtetin ukrainas.

Ndryshe nesër është paralajmëruar një takim i mundshëm i përfaqësuesve të dy shteteve, në mënyrë që kjo situatë lufte të ndalohet.

Komento: