Situata në Gjakovë, drejtori akuzon Qeverinë për mosreagim

14:26 | 07 Janar 2026
Situata në Gjakovë, drejtori akuzon Qeverinë për mosreagim

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, ka bërë me dije se pas reshjeve të shumta të shiut, situata në shumë zona të vendit, përfshirë Gjakovën, është e jashtëzakonshme.

Sipas Halilajt, Komuna e Gjakovës, përmes shtabit emergjent, është angazhuar maksimalisht në terren për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura.

Megjithatë, drejtori ka akuzuar Qeverinë në detyrë për mungesë reagimi konkret. Ai ka bërë thirrje që Qeveria të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe të ndajë fonde emergjente për mbulimin e dëmeve dhe ndihmën për qytetarët e prekur.

Komento: