Situata në Kabul, reagon sekretari i NATO-s

18:52 | 15 August 2021

Pas situatës të krijuar në Afganistan, ka reaguar sekretari i NATO-S.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas situatës së krijuar në kryeqytetin afgan, Kabul, tha ka biseduar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe me shtetet e tjera si Kanadaja, Danimarka e Holanda.

“NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet”, shkroi Stoltenberg në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë tërhequr stafin civil nga ambasada e tyre në Kabul për shkak se tashmë talibanët e kanë marrë në kontroll qytetin.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se ka pranuar kërkesën e ShBA-ve që në Kosovë të strehohen civilët afganë për një kohë derisa të njëjtëve tu bëhen gati dokumentet e emigracionin për në Amerikë.

Komento: