Situata në Ukrainë, nesër mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së

23:16 | 26 February 2022

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë, vazhdon të sjellë tensione.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thirrur një tjetër takim special të ministrave të jashtëm të BE-së për të dielën, për të diskutuar për sulmin e vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Takimi, i planifikuar për në orën 18:00 pritet të vendosë për masat e mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën.

“Unë po thërras një takim virtual të ministrave të jashtëm të BE-së nesër në orën 18:00 për të miratuar masa të mëtejshme në mbështetje të Ukrainës, kundër agresionit nga Rusia”, shkroi ai në Twitter.

“Unë do të propozoj një paketë ndihme urgjente për forcat e armatosura të Ukrainës, për t’i mbështetur ato në luftën e tyre heroike,” tha Borrell.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se dërgimi i ndihmës ushtarake nga BE-ja në Ukrainë duhet të lehtësohet dhe shkroi në Twitter se “Ukraina Demokratike do të triumfojë”.

Komento: