Situata në veri/Osmani takoi Abdixhikun

12:21 | 27 Shtator 2023
situata-ne-veri/osmani-takoi-abdixhikun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Ajo ka thënë se temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit.

“Mund të ju konfirmoj që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit”, ka thënë Halimi për Front Online

Komento: