Situata Rusi-Ukrainë, Sllovakia shpallë gjendje të jashtëzakonshme

13:03 | 26 February 2022

Sllovakia shpallë gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë shtetin

Qeveria e Sllovakisë ka vendosur që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme e cila ka hyrë në fuqi sot nga ora 12:00.

Mediat sllovake raportojnë se gjendja e jashtëzakonshme vjen pas numrit të madh të refugjatëve që pritet të udhëtojnë nga Ukrainë, pas fillimit të luftës me Rusinë, përcjell Demokracia.com.

Qeveria sllovake mori këtë vendim pas ndryshimit të disa ligjeve të cilat kaluan gjatë ditës së djeshme.

Më herët, ky shtet kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatën me pandeminë Covid-19, përcjell Demokracia.com.

Sllovakia do të dhurojë materiale ushtarake me vlerë .,6 milionë euro dhe materiale në pronësi të Administratës së Rezervave Materiale Shtetërore me vlerë 8.405 milionë euro si ndihmë për Ukrainën.

Ndërkohë, deri më tani numri i personave të vrarë në Ukrainë nga lufta me Rusinë ka shkuar në 200. Nuk dihet nëse këtu hynë edhe personeli ushtarak, apo vetëm civilët.

Komento: