Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, dy viktima dhe 111 raste të reja me koronavirus

16:44 | 07 June 2020

Në Maqedoni të Veriut tash e disa ditë është rritur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 111 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime

Nga të vdekurit është një 53-vjeçare nga Struga dhe një 80-vjeçar nga Prilepi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë.

Numri total i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 3025, ku 1646 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë kanë vdekur 153 persona.

Komento: