Situatë e rëndë me koronavirus në Shqipëri

18:35 | 27 Dhjetor 2021

Shqipëria po ballafaqohet me situatë të rëndë të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2241 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 168 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 131 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 83. Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 55-vjeçe, një nga Fieri 58-vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65-vjeç, një qytetare nga Berati 66-vjeçe, një qytetar nga Vlora 66-vjeç.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në 199.517 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka konfirmuar gjithsej 207.877 raste me koronavirus, prej tyre 199.517 janë shëruar, 5.159 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.201 pacientë.

Komento: