Situatë e rëndë në Angli, kaq persona kanë ndërruar jetë brenda ditës nga koronavirusi

16:29 | 13 April 2020

Ka shkuar në mbi 11 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Britani të madhe.

Së paku 717 të vdekur nga koronavirusit janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit në Britani të Madhe, raporton The Telegraph.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve lidhur me virusin pandemik në vend, kështu, ka shkuar në 11,329, bënë tutje me dije i njëjti burim, transmeton lajmi.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë vendimin për zgjatjen e periudhës së izolimit për disa javë të tjera.

Shifrat e përgjithshme të të vdekurve në botë kanë arritur në 116,003.

Deri më tani, në nivel global janë raportuar 1,868,971 të diagnostikuar me COVID-19, që nga koha kur është shfaqur rasti i parë.

Britania e Madhe po lufton në rrafshimin e kurbës, së cilës i janë raportuar gati 700 vdekje çdo ditë javët e fundit.

Komento: