Edhe Britania e Madhe është goditu fuqishëm nga koronavirusi.
Shifrat e koronavirusit në Britaninë e Madhe janë rritur sot me 616 vdekje shtesë në spital, më pak se një ditë më parë (+759).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 18 738, sipas autoriteteve shëndetësore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 138 078 njerëz kanë testuar pozitivë në vend, një nga më të goditurit në Europë.