Situatë e rëndë në Britani, shtohet numri i vdekjeve nga koronavirusi

20:19 | 23 Prill 2020

Edhe Britania e Madhe është goditu fuqishëm nga koronavirusi.

Shifrat e koronavirusit në Britaninë e Madhe janë rritur sot me 616 vdekje shtesë në spital, më pak se një ditë më parë (+759).

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 18 738, sipas autoriteteve shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 138 078 njerëz kanë testuar pozitivë në vend, një nga më të goditurit në Europë.

Komento: