Situatë e rëndë në SHBA, tejkalojnë edhe Italinë me numrin e viktimave

18:40 | 11 Prill 2020

SHBA-të janë goditur fuqishëm nga koronavirusi

Numri i viktimave ka tejkaluar edhe Italinë.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, numri total i vdekjeve nga COVID-19, në SHBA ka arritu në 19 mijë e 424, transmeton lajmi.

Italia ndërkaq aktualisht ka 18 mijë e 849 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, raste të konfirmuara në SHBA, sipas statistikave në kohë reale janë 506 mijë e 8 të infektuar.

Komento: