Situatë e rëndë në Shqipëri, regjistrohen 228 raste të reja me koronavirus

19:43 | 19 December 2021

Shqipëria po përballet me një situatë të rënë pandemike.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 228 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur pesë persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 205,777, kurse i të vdekurve është 3,166 persona.

Komento: