Situatë e rëndë në spitale, mbi 700 pacientë po trajtohen për Covid-19

11:05 | 20 Gusht 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 702 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit prej tyre 603 janë të konfirmuar me Covid-19..

Ndërsa, 539 janë me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë, 28 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

20 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

702 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

603 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

539 me oksigjeno-terapi

28 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 112 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 81 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 98 pacientë

– Spitali i Pejës, 97 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 86 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 52 pacientë

Komento: