
Reshjet e shiut kanë sjellë dëme të mëdha në shumë qytete të Kosovës.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime.
Ndërsa, uji ka mbuluar tërësisht veturat e banorëve në atë pjesë.
Në fotot që ka siguruar Express, shihet se disa vetura në këtë komunë janë mbuluar nga uji.
Ndërsa, si pasojë e gjendjes së krijuar, banorët janë evakuuar me barka, ndërsa policia u ka dal në ndihmë atyre.
Në Fushë-Kosovë tashmë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
