Situatë e rënduar është në komunën e Pejës, pas vërshimeve atje, ndërsa fatkeqësisht një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë. Po ashtu, katër persona kanë mbetur të lënduar.
Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga drejtori mjekësor në Spitain e Pejës, Besnik Ibra, i cili tha se katër të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.
“Një fëmijë i moshës 5-vjecare është viktime. 4 persona të tjerë janë të lënduar. Po marrin trajtim mjekësor”- ka thënë Ibra nga Spitali i Pejës.
Nacionale e ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth këtij rasti, por deri në këto momnete nuk kemi marrë përgjigje.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Pejës i tha se gjendja ka filluar të qetësohet, megjithëse, lagjet më të rrezikuara mbesin “Asllan Qeshmja” dhe “Fidanishtja”.
“Situata ka filluar që të qetësohet. Lagjet Asllan Qeshmja dhe Fidanishtja janë më të rrezikuara. Ekipet kanë dal në terren.” – tha ai.
Vlen të theksohet se në disa zona të Kosovës sot ka pasur reshje shiu, por situatë më e rënduar ka qenë në komunën e Pejës.