Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të rikthehet nga lëndimi gjatë kësaj jave.
Zhegrova i cili u lëndua ndaj Reimsit gjatë këtij muaji është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Nantes e vlefshme për javën e 36-të në Ligue 1, shkruan Lajmi.
Situata te Lille nuk është mjaftë e mirë, sidomos pas lëndimit të anësorit Ismaily dhe në rast se Zhegrova është i gatshëm 100 për qind do të jetë në formacionin startues gjatë këtij vikendi.
Lille po lufton për ta zërë një vend që çon në garat e UEFA-s.
Për momentin ata janë në pozitën e pestë që çon direkt në UEFA Conference League, por janë në garë edhe për pozitën e katërt që çon në UEFA Europa League.