Sivjet 30 për qind më pak aksidente me fatalitet se në vitin e kaluar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sivjet 30 për qind më pak aksidente me fatalitet se në vitin e kaluar

17:25 | 11 Qershor 2020

Në gjysmën e parë të këtij viti, 30 për qind më pak aksidente me fatalitet se në vitin e kaluar.

Masat kufizuese gjatë pandemisë kanë pasur efekt pozitiv sa i përket numrit të aksidenteve në trafik.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka thënë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie të aksidenteve dhe kundërvajtjeve.

“Nëse periudhën janar-maj të këtij viti e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të gjitha llojet e aksidenteve kanë pësuar rënie, qoftë ato me fatalitet, lëndime, dëme apo aksidentet në përgjithësi. Edhe numri i kundërvajtjeve ka shënuar rënie duka marrë për bazë edhe dy faktorë: pandemia dhe masat që ka marrë policia në implementim të atij plani”, tha Jeton Rexhepi për RTV Dukagjinin.

“Kemi 11 persona më pak që kanë humbur jetën apo 29,73%. Kemi 530 persona më pak të lënduar apo 14,85% dhe kemi 740 raste më pak të aksidenteve apo 14,36%”, shtoi më tej Rexhepi përcjell Telegrafi.

Rexhepi thotë se policia do të vazhdojë me planet e saj edhe gjatë muajve të verës duke angazhuar më shumë zyrtarë policorë me biçikleta dhe motoçikleta.

Ai bënë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me lëvizjet sidomos në periudhën kur në Kosovë vijnë bashkatdhetarët nga diaspora.

Komento: