Sizmologu kosovar: Mos të krijohet panik, në Kosovë s’kishte tërmet – u ndjenë lëkundjet e atij në Rumani

14:59 | 14 February 2023

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës, ka apeluar që të mos krijohet panik tek qytetarët, pas tërmetit që pak më parë goditi Rumaninë, e lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Kosovë.

Mustafa ka thënë se në Kosovë, nuk ka pasur tërmet, tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km

“Ju lutemi

Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta

Në Kosovë nuk kishte tërmet

Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, shkruan ai.

Lëkundjet e këtij tërmeti janë ndjerë kryesisht në Prishtinë.

Tërmeti raportohet se është ndjerë edhe në disa vende të tjera të rajonit.

Kujtojmë se mbi 37 mijë njerëz kanë vdekur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi javën e kaluar pjesë të Turqisë e Sirisë.

Edhe një javë pas tërmetit, kërkimet për të mbijetuar janë duke vazhduar ende.

Komento: