Sizmologu Mustafa flet për tërmetin që përfshiu edhe Kosovën

00:00 | 10 Janar 2022

Dridhje të tokës janë ndier sonet në vendin tonë.

Një tërmet i fortë është dëgjuar sonte në Kosovë, raporton Express.

Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në 7 shtete të rajonit.

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.

Mustafa shpjegoi se Greqia është e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikes përgjatë këtij kontakti dhe është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheun lindor.

Komento: