“S’je mësuese e as drejtoreshë këtu”, Hajdar Beqa kapet me Doarsa Kica-Xhelilin

15:19 | 21 Shtator 2023
“s’je-mesuese-e-as-drejtoreshe-ketu”,-hajdar-beqa-kapet-me-doarsa-kica-xhelilin

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka replikuar me kolegen e tij nga LDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili pasi kjo e fundit s’është pajtuar me mënyrën se si Beqa është shprehur kur ka thënë se “i respekton më shumë femrat”.

Kica-Xhelili ka thënë se duhet thënë grua dhe jo femër dhe ka shtuar se të gjithë janë të barabartë.

Pas kësaj e ka marrë fjalën deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke i kërkuar deputetes së LDK-së që të mos merret me fjalimet e të tjerëve, meqë s’i është kërkuar këshillë.

“I respektoj edhe burrat edhe gratë. Po e kam traditë familjare me i respektu gratë ma shumë. S’je msuse as drejtoreshë këtu me na mësu cka me thanë. S’tkemi kërku këshillë” , ka thënë ai.

Komento: