Sjelli foshnjën e saj në jetë, vdes nëna 27 vjeçare e prekur nga koronavirusi

19:18 | 20 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur pothuajse gjithë botën.

Nëna 27-vjeçare mendohet të jetë një nga viktimat më të reja në botë pasi vdiq në Poloni pasi lindi fëmijën e saj.

Sipas Mirror thuhet se kjo grua kishte marr virusin Covid-19 nga nëna e saj e infektuar.

Mjekët italian po përdorin ‘helmetat e flluskave’ për pacientët me probleme të frymëmarrjes.

Diarreja dhe humbja e oreksit mund të jenë shenja të hershme të koronavirusit, tregojnë ekspertët kinezë.

Nëna e re, emri i të cilës nuk ishte bërë e ditur, ishte personi i gjashtë që vdiq në Poloni, dhe mendohet se është një nga viktimat më të reja në të gjithë botën.

Gruaja thuhet se ka kontraktuar Covid-19 nga nëna e saj që sapo ishte kthyer nga Italia, e cila aktualisht ishte në qendër të pandemisë globale.

Raportet në mediat polake thonë se gruaja kishte lindur vetëm disa ditë më parë dhe nuk kishte asnjë shqetësim me shëndetin.

Komento: