“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj

11:26 | 28 Shtator 2025
“Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati për asamble i VV-së në Ferizaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale në Ferizaj, Visa Pajaziti, është tërhequr nga gara.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda LVV-së.

Sipas tij, ata kanë cenuar integritetin dhe etikën e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.

“Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” ka shkruar ai.

Pajaziti, i ka falënderuar të gjithë mbështetësit duke shpresuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë profesionale.

Visar Pajziti, ka bërë të ditur se, pavarësisht tërheqjes nga kandidimi, aktiviteti i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë, duke mbetur anëtar dhe aktivist i përkushtuar i organizatës.

Komento: