S’ka asnjë dilemë: Milan siguron transferin e rradhës në merkato

09:13 | 22 August 2022

Milan siguron transferin e rradhës në merkato.

Milani është i vendosur ta mbyllë sa më shpejt merkaton në mesfushë.

Zgjedhje e parë për këtë repart është Raphael Onyedika, nigeriani i Midtjylland, i cili te kuqezinjtë do të duhet të zërë vendin e Franck Kessié.

Sipas të përditshmes daneze “Ekstra Bladet”, dyshja e merkatos së “Djallit”, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, në fakt i kanë ofruar klubit viking 6.5 milionë euro.

Rritje që korrespondon praktikisht me 50% më shumë se propozimi i parë, i refuzuar nga Midtjylland, i cili në përgjigje kishte theksuar: “Nëse Milani dëshiron Onyedika, do të duhet ta paguajë për vlerën e tij aktuale”.

Për mesfushorin e lindur në vitin 2001 kanë nisur reflektimet në klubin danez, i cili nuk duhet ta tërheqë litarin më tej, pasi fillimisht kishte kërkuar 7 milionë euro.

Meqë distanca midis ofertës dhe kërkesës u ngushtua ndjeshëm, Onyedika është gjithnjë e më shumë pranë kuqezinjve kampionë të Italisë.

Komento: