Nuk ka më dyshime, Rashica me klub të ri.
Milot Rashica pritet të jetë futbollist i Leipzig në sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit të njohur, Arlind Sadiku, ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve.
“Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun. Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Leipzigut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Werder Bremen – Leipzig) për shumën e transferimit. Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Champions League“, ka shkruar Sadiku.
Ditëve të fundit është raportauar se Werder Bremen ka refuzuar ofertën prej 18 milionë euro për Rashicën nga Leipzig.
Ata thuhet se kërkojnë 25 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin nga Vushtrria.