S’ka asnjë hap konkret për unifikimin e kurrikulave Shqipëri-Kosovë

09:25 | 13 Qershor 2022

Asnjë hap konkret për unifikimin e kurrikulave Shqipëri-Kosovë.

Një sërë marrëveshjesh janë firmosur mes Shqipërisë dhe Kosovës për unifikim të kurrikulave në arsimin para universitar.

Në mbledhjet e përbashkëta me dy qeverive janë nënshkruar disa marrëveshjesh që garantonin se kurrikula në arsimin parauniversitar në të dyja vendet do të unifikohej.

Synimi i këtyre marrëveshjeve ka qenë që të nxisin qarkullimin e nxënësve mes dy vendeve.

Nxënësit nga Shqipëria të mos kenë asnjë problem për të studiuar në Kosovë dhe anasjelltas, ata nga Kosova të zhvillonin mësim pa pengesa në Shqipëri.

Por deri më tani këto marrëveshje kanë mbetur vetëm në letër.

Komento: