S’ka dilema: Milan në janar do ta transferojë super lojtarin nga Franca

09:40 | 21 October 2020

Milani shpreson transferimin e Florian Thauvin në janar.

Milani është duke shpresuar që të mbyllë transferimin e Florian Thauvin nga Marseille në afatin kalimtar të janarit – raporton Le 10Sport.

Lojtari 27-vjeçar është i gatshëm që të kalojë në radhët e skuadrës italiane, mirëpo fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Kontrata e Thauvin skadon në verën e ardhshme dhe i ka bërë me dije klubit nga Ligue 1 se nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re.

Kështu, shansi i fundit për Marseillen që të fitojë paksa nga lojtari do të jetë afati kalimtar dimëror.

Milani ka tentuar që të transferojë lojtarin edhe në këtë verë që shkoi, mirëpo marrëveshja në fund nuk u realizua.

Rossonerët tani kanë shansin e fundit që të transferojnë atë për një çmim rreth 20 milionë euro.

Komento: