S’ka dyshim, Milani shënjestëron talentin e madh nga Premier Liga

10:54 | 02 Qershor 2021

Tjetër shënjestër e Milanit te Chelsea – tani është Tino Livramento.

Milani dëshiron që në verë t’i bëjë disa transferime, derisa sërish po shikon në listën e Chelseat.

Rossonerët po tentojnë të mbyllin marrëveshjen me The Blues për Fikayo Tomroin që e kishin në huazim në edicionin që lamë pas.

Por, mbrojtësi i anglez nuk është i vetmi në listën e klubit italian, pasi aty tashmë është futur edhe Tino Livramento.

Talenti 18-vjeçar që është zgjedhur si lojtari i vitit i akademisë së Chelseat, mund t’i bashkohet Milanit në këtë verë.

Kontrata e mbrojtësit të djathtë skadon në vitin 2022 dhe blutë po mendojnë që t’i ofrojë kontratë të re, mirëpo interesimi i skuadrës italiane mund t’i ndryshojë gjërat.

Livramento ka luajtur 20 ndeshje në edicionin e kaluar për akademinë e Chelseat, derisa ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Komento: