S”ka faj që e kërkon Reali, Mbappe thyen rekord – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S”ka faj që e kërkon Reali, Mbappe thyen rekord

10:08 | 22 Prill 2019

Kilian Mbappe ka thyer rekord mbrëmë.

Sulmuesi francez shënoi 3 gola përballë ish-skuadrës së tij edhe pse PSG-ja ishte shpallur kampion pa luajtur fare ndeshjen. Por ajo që ra në sy në takimin e djeshëm ishte goli i parë i shënuar prej tij.

Me shpejtësin e tij për të mbërritur deri te shënimi i goli i Mbappe ka vrapuar me një shpejtësi prej 38 km\h duke vendosur një rekord në futboll. Lojtari që kishte vrapuar më shpejt ishte Leroy Sane në sezonin e kaluar me 35.48 km/h.

Gjitashtu me sprintin e djeshëm francezi ka kaluar edhe Usain Bolt i cili ka thyer rekord në 100 m. Rekordi i vendosur nga Bolt për 100 m ishte 9.58 sekonda dhe me një shpejtësi prej 44.72 km/h, ndërsa mesatarja e tij në gara ka qenë 37.58 km/h.

Komento: