S’ka fishekzjarrë në Prishtinë natën e Vitit të Ri

13:14 | 14 December 2018

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që për Vitin e Ri nuk do të lejohen qytetarët që të përdorni fishekzjarrë në Prishtinë.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.

“Ndalesa vlen për periudhën nga data 3 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim

Komento: