S”ka fitues në derbin anglez

19:32 | 28 Prill 2019

S”ka fitues në derbin mes Manchester United dhe Chelseas.

Macnhester Unitedi dhe Chelsea barazuan me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të xhiros së 36-të në Ligën Premier.

Old Trafford pamë një ndeshje mjaft të balancuar dhe në fund mund të themi se rezultati ishte pasqyra më e mirë e lojës.

Romelu Lukaku rrezikoi portën kundërshtare në minutën e katër, ndërsa ishte Juan Mata që shënoi në minutën e 11-të për Djajtë e Kuq.

Në minutën e 30-të Eric Bailly rezikoi porën e Kepas, ndërsa ishte Marcos Alonso ai që barazoi rezultatin pas një gabimi nga David de Gea dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qet, Willian tentoi golin nga gjuajta e lirë në minutën e 72-të, por gjuajti jashtë dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas këtij barazimi Chelsea vazhdon në vendin e katër me 68 pikë, dy më pak se Arsenali dhe katër se Manchester Unitedi në vendin e gjashtë.

Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Watfordit, kurse Djajtë e Kuq kundër Huddersfieldit

Komento: