S’ka fitues në ndeshjen Japoni- Kroaci, ndeshja shkon në vazhdime

17:57 | 05 Dhjetor 2022

Japoni – Kroaci, ndeshja e parë që shkon në vazhdime në Kupën e Botës.

Ndeshja mes Japonisë dhe Kroacisë ka shkuar në vazhdime, me dy pjesë prej 15 minutave.

Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras, me rezultatin 1:1.

Daizen Maeda (43’) shënoi për japonezët, kurse Ivan Perisic (55’) për kroatët.

Në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë do të jetë e nevojshme të ekzekutohen edhe penalltitë.

Komento: