S’ka fitues në ndeshjen, Man Utd- Leicester City

20:33 | 02 Prill 2022

United nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Leicester City.

Manchester United dhe Leicester City kanë ndarë pikë në ndeshjen e javës së 31-të në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Old Trafford” ka përfunduar me rezultatin 1:1. Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Kelechi Ihenacho kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 63-të, teksa për vendasit shënoi Fred vetëm pas tre minutave.

Manchester United renditet i gjashti në tabelë me 51 pikë, kurse Leicester City është i nënti me 37 pikë.

Komento: