Kanë përfunduar 90 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit.
Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0.
Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.
Do të jenë tani edhe 30 minuta të tjerë për të vendosur ekipin e parë gjysmëfinalist.
Nëse edhe këto nuk mjaftojnë, penalltitë do të jenë përcaktuese në fund.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër Holandë-Argjentinë që zhvillohet sonte nga ora 20:00.