S’ka hajgare me Conte, ia rrëmben yllin e madh Barcelonës

19:27 | 26 Korrik 2019

Inter ka nisur përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Ylli kilian ka qenë i lidhur me një largim nga klubi katalanas pavarësisht se ka bërë një sezon të shkëlqyshëm, raporton Tuttosport, përcjell ORAinfo.

Besohet se menaxher i ri i Interit Antonio Conte është një admirues i madh i Vidal pasi ka punuar me të gjatë kohës së tij në Juventus.

Megjithatë, Inter do të duhet të largoj Borja Valero, Joao Mario dhe Radja Nainggolan në mënyrë që të nënshkruajnë me yllin kilina. /ORAinfo/

Komento: