
Juventusi është përsëri në garë për Matthijs de Ligt pas një takimi midis zëvendës-presidentit Pavel Nedved dhe agjentit të lojtarit Mino Raiola.
Sipas Tuttosport, e ardhmja e kapitenit të Ajax është ende e paqarë, përcjell ORAinfo.
Holandezi mendohet të jetë i afërt me një lëvizje në PSG pasi klubi i Parisit përshpejton interesimin e tyre në ditët e fundit, por tani Juventusi shpreson të kthehet në aksion.

De Ligt ishte në listën e blerjeve të pothuajse të gjitha klubeve kryesore në Evropë, megjithatë duket sikur gara të jetë ngushtuar ndaj PSG, Juve dhe Barcelonës, pavarësisht se kjo e fundit duket se ka humbur interesimin në lojtar për shkak të hezitimit të tij për t’iu bashkuar klubit spanjoll.
Kapiteni i Ajax ka qenë një zbulesë këtë sezon për klubin dhe vendin, duke e udhëhequr Ajaxin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe finalen e Holandës në Ligën e Kombeve. /ORAinfo/