S”ka hajgare me Liverpooli,”blindon” yllin e madh

21:36 | 11 June 2019

Liverpooli është duke i “blinduar” yjet e skuadrës.

Sulmuesi belg Divock Origi do të qëndrojë me skuadrën e Liverpool edhe sezonin tjetër. Trajneri Jurgen Klopp ka vendosur t’i besojë sërish sulmuesit 24-vjeçar, autor i golit të dytë në fitoren 2-0 që “reds” korrën ndaj Tottenham në finalen e Champions League.

Origi ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Liverpool (skadon në verën e vitit 2020), por sipas “Daily Express” ekipi kampion i Europës do t’ia rinovojë atë. Trajneri Klopp do t’i japë besim lojtarit edhe sezonin e ardhshëm edhe pse sërish do të jetë lojtar stoli.

Këtë sezon, Origi ka shënuar 7 gola në 20 ndeshje me fanellën e “reds”, një lojtar që nuk gjen shumë hapësira, duke parë se në sulm luan treshja e frikshme Salah-Mane-Firmino. Gjithsesi, belgu ka qenë gati sa herë që trajneri Klopp e ka hedhur në fushë, fakt që trajneri gjerman e vlerëson shumë.

Komento: