
Milan është afër transferimit të yllit të madh
Beppe Riso, agjent i Stefano Sensi, po takon Giovanni Carnevali përpara një lëvizje të mundshme të Milanit, raporton Sky Sport.

Riso u takua dje me Paolo Maldini duke zbuluar se takimi me legjendën e rossonerëve ishte pozitiv, përcjell ORAinfo.
Besohet se Riso dhe Maldini arritën një marrëveshje mbi lëvizjen e Sensit te Milanin dhe se agjenti i lojtarit tani po përpiqet të bindë Sassuolo për të shitur yllin e tyre./ORAinfo/