S’ka hajgare me Milanin, transferon yllin e Napolit për 40 milionë euro

09:14 | 06 Maj 2021

Milan transferon yllin e Napolit për 40 milionë euro.

Rosonerët për shopping te Napoli.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe kanë piketuar një super përforcim.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët do të tentojnë transferimin e Fabian Ruiz nga Napoli.

Mesfushori spanjoll ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2023.

Milan ka kthyer vëmendjen kah Ruiz, pasiqë transferimi i De Paul është i vështirë duke pasur parasysh faktin se në garë për argjentinasin është Inter dhe Juventus.

Për kartonin e Ruiz Milan do të paguaj 40 milionë euro, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Romagnoli.

Komento: