S”ka klimë të mirë të biznesit mes Kosovës dhe Shqipërisë

15:31 | 03 July 2019

Kosova dhe Shqipëria nuk janë të kënaqur me ambientin e krijuar për biznese.

Bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë të lumtura me klimën që ekziston mes palëve.

Me inciativë të sipërmarrjes është ngritur një grup pune që do të grumbullojë të gjitha problematikat, që më pas do t’u adresohen qeverive të dy vendeve brenda datës 30 korrik.

Në rast se qeveritë nuk marrin parasysh kërkesat e tyre, bizneset paralajmërojnë reagim.

Situata mes dy vendeve është përkeqësuar javët e fundit, ku Kosova paralajmëroi taksë ndaj Shqipërisë, të njëjtën me atë që zbaton në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, me argumentin se kompanitë e saj po pengohen nga pala shqiptare.

Komento: