Koronavirusi duket se nuk ka shkaktuar krizë financiare të Bayern Munich.
Pavarësisht se ka zbritur pagat e futbollistëve, gjiganti gjerman është gati të bëj një superblerje në verë.
Dayot Upamecano (21 vjeç) pritet të jetë blerja e parë e fuqishme e Bayern në verë.
Mbrojtësi i Leipzig është i kërkuar nga shumica e skuadrave të mëdha evropiane, por që bavarezët janë më afër qëllimi, shkruan Indeksonline.
Klauzola e lojtarit në verë do të bie në 60 milionë euro, dhe është Bayern skuadra e parë që pritet ta paguaj atë.
Upamecano pritet të jetë zëvëndësues i Boateng që do të largohet në verë.
Qendërmbrojtësi është mjaft i kërkuar edhe nga Liverpool e Real Madrid, por në Gjermani thonë se Bayerni nuk do e lëshojë nga duart atë.