S”ka kundërshtarë, PSG Kampion në Francë

17:36 | 21 Prill 2019

PSG është kampion në Francë.

Ishte parashikuar që në fillim të sezonit dhe kështu ndodhi, PSG është shpallur kampion i Francës edhe për sezonin 2018-2019. Barazimi me Lilën ditën e sotme ka mjaftuar që kryeqytetasit të shpallen fitues të kampionatit.

Kur mbeten edhe 5 ndeshje nga fundi i sezonit, ekipi parizien me yje si Bufon, Mbape e Nejmar ka arritur të sigurojë titullin me 81 pikë, 16 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Olimpik Lion.

Ky është titulli i 8-të në historinë e klubit

Komento: