S’ka kuorum, dështon të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi

12:08 | 26 November 2024
s’ka-kuorum,-deshton-te-mbahet-mbledhja-e-komisionit-per-ekonomi

Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilin ishte paraparë që të shqyrtohet vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut si dhe Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.

Komento: