S’ka kush e ndal Milanin,në plan ka transferimin e këtij sulmuesi

23:06 | 27 Dhjetor 2021

AC Milan, po konsideron nënshkrimin e një sulmuesi të ri dhe Anthony Martial i Manchester United është një mundësi e janarit.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara nuk do të kenë një buxhet të madh në dispozicion për afatin kalimtar të janarit. Elliott Management ka vendosur të shpenzojë vetëm për blerjen e një qendërmbrojtësi të ri, kështu që për pozicionet e tjera Maldini dhe Massara duhet të jenë krijues dhe me gjasë të mbështeten te huazimet,përcjell ORAinfo.

Situata në sulm duket se po përmirësohet me Rafael Leao dhe Ante Rebic pranë rikuperimit të plotë. Dyshja janë përshtatur shpesh në rolin e qendërsulmuesit në mungesë të Ibrahimovic, Giroud dhe Pellegrit.

Të tre sulmuesit rrallëherë kanë qenë të gjithë në dispozicion, kështu që drejtuesit po konsiderojnë nënshkrimin e një sulmuesi të ri.

Një nga mundësitë e janarit do të jetë sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial.

26-vjeçari francez po kërkon të ndryshojë klubin pasi ka rënë në favor në Old Trafford. Trajneri i ri i Manchester United, Ralf Rangnick, konfirmoi se Martial ka kërkuar të largohet kur të hapet afati i transferimeve./ORAinfo/

Komento: