Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.
Barcelona ka vendosur të blejë një lojtar ne krahun e majtë të mbrojtjes për ta blinduar atë. Duket se zgjedhja e “balugranëve” është Raphael Guerreiro kontrata e të cilit me Borussia Dortmund mbaron në 2020. Guerreiro mund të luajë dhe në mesfushë siç ka bërë shpesh ne këtë sezon në Gjermani.

Portugezi duket se është i preferuari i Barcelonës për shkak të moshës së re, duke parakaluar kështu Felipe Luis-in që i mbaron kontrata me Atletico Madrid.
Duket se me këtë afrim mbarojnë problemet e Barcelonës në krahun e majtë, duke qenë se jo pak herë kishtë pëershtatur Nelson Semedon në këtë krah. Kujtojmë se Semedo rolin e tij natyral ka atë të mbrojtësit të djathtë.